PËRGJIMET VELIAJ/ Ja Si i Orkestron Mesazhet Nga Burgu: “Bëni Sikur Është Opinion, Jo Statusi Im!” (Pjesa 6)

0

Zbardhja e plotë – Faqja 74 e përgjimeve të CNA

Në faqen 74 të përgjimeve të publikuara nga CNA, zbulohet një tjetër pjesë e skenarit të propagandës së Erion Veliajt nga qelia. Komunikimet e tij me të vëllanë Arbërin dhe bashkëshorten Ajola Xoxa tregojnë qartë një regji të mirëorganizuar për shpërndarjen e mesazheve në media, që nga Gazeta Tema e deri te Top Channel, duke përfshirë edhe rubrika të personalizuara si “pyetje-përgjigje”. Strategjia është e qartë: fushata e imazhit vazhdon pavarësisht hekurave.


Zbardhja fjalë për fjalë – Faqja 74

Ora 11:43 – Bisedë mes Erion Veliajt dhe Arbër Veliajt
Erion: “Postimet e mia po dalin te editoriali i TEMA-s apo Shqiptarja?”
Arbër: “Po, i kemi çuar të dyja.”
Erion: “Sigurohu që i çojnë me tituj që japin efekt. Duhet të duken si reagim i opinionit, jo si status i imi.”

Ora 13:02 – Sërish me Arbrin
Erion: “E dorëzove postimin apo jo? Dua ta shoh sot në lajme.”
Arbër: “Jam në pritje nga redaksia, po bëj reminder.”
Erion: “Bëje menjëherë. Mos harro që sot është dita që duhet mbajtur presioni.”

Ora 13:29 – Bisedë me Ajola Xoxën
Erion: “Kam shkruar një status bashkë me Arbrin. Fol me Renaton ose Maznikun që ta kapin në edicionin e orës 15:00.”
Ajola: “Po flas menjëherë.”
Erion: “Mos harro t’i inkurajosh, e dinë që shkrimet e mia i sheh vetë Redaktori.”

Ora 18:36 – Bisedë me Arbërin për rubrikën ‘Pyetje-Përgjigje’
Arbër: “Nuk arritëm sot në kohë për pyetjet, por sonte në darkë do jemi te Grida.”
Erion: “Duhet të bëjmë një tjetër seri pyetjesh. Mos të lëmë bosh nesër.”
Arbër: “Ok, po i mbledh dhe po i koordinoj me atë që konfirmon për publikim.”

Ora 18:52 – Bisedë me Ajolën
Erion: “Fol me Albin dhe thuaji që të flasë me Visin dhe Lorin. Kam bërë disa përgjigje për Gridën, për emisionin e sotëm.”
“Thuaji të mos më përqeshin, jam në burg. Të tregohen seriozë. Ky është momenti.”

Në vijim të ditës
Erion: “Arbër, bëj lajme! Duhet të jenë të orientuara. Ato shkrimet që t’i çova sot, pyesi nëse do i botojnë.”
“Statusin në rrjetet sociale dua ta shoh të dalë brenda orës 12:00.”
Arbër: “Tani po del.”


Koment:

Nga çdo fjali, çdo nxitje për “reminder”, për “pyetje të reja”, për “kapjen e edicionit të orës 15:00”, kuptohet se Veliaj nuk është një i paraburgosur pasiv, por një dirigjent i një strukture të plotë propagande që funksionon sipas orarit dhe agjendës së tij.

Mediat që e mbulojnë nuk janë më thjesht institucione informimi, por pjesë aktive e strategjisë së shpëtimit personal të një politikani nën akuzë.

Zbardhja vazhdon me faqen 75.

Artikulli i mëparshëmPËRGJIMET VELIAJ/ “Sikur Të Ishim Në Big Brother” – Veliaj Pranon Presionin Mediatik Nga Burgu (Pjesa 5)
Artikulli i radhësPËRGJIMET VELIAJ/ “Lali Eri” Ngre Alarmin Nga Qelia: “Kjo Është Goditja e Fundit!” – Zbardhja e Faqes 75 (Pjesa 7)