
Zbardhja e plotë e Faqes 77 nga përgjimet e CNA
Nga burgu i Durrësit, Erion Veliaj nuk ndalet. Edhe pse i izoluar fizikisht, ai vazhdon të komandojë strategjinë e propagandës, të kërkojë sulme ndaj SPAK-ut, të kërkojë llogari nga Top Channel, të vendosë për konferenca mediatike dhe të koordinojë me emra si Carlo Bollino dhe Redaktori misterioz.
Zbardhja fjalë për fjalë – Faqja 77
Bisedë me Arbër Veliaj
Erion: “Duhet sponsorizuar ndonjë shkrim që sulmon SPAK-un. Shkruani diçka të fortë për ta. Nuk dua heshtje.”
Arbër: “Po flas me ata. Do e bëjmë.”
Erion: “Fol me Albin dhe Visin. Beteja duhet bërë çdo ditë. Mos lëshoni javën e fundit. Një jetë kemi!”
Erion: “Ka dalë gjë Top Channel për mua?”
Arbër: “Jo akoma, e lanë për nesër. Pak neglizhencë, por do rregullohet.”
Erion: “Më duhet patjetër mbështetja e Redaktorit. Pa të nuk bëhet dot. Ka dalë data e Apelit – 11 mars. Tani ose kurrë!”
Arbër: “Kam mbyllur marrëveshjen me amerikanët.”
Data: 6 mars – Bisedë me Ajolën
Erion: “Fol me Carlo Bollinon, për emisionin që do bëhet te Shqiptarja. Duhet të jetë çdo gjë gati.”
Ajola: “Po e ndjek.”
Arbër: “Konferenca me avokatët dhe gazetarët është gati. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen Top Channel, Report TV, Tema.”
Erion: “Po intervista te Report TV? Janë marrë masat?”
Ajola: “Po. Po përdorin edhe inteligjencë artificiale për ta përgatitur.”
Koment:
Nga kjo faqe, del më e qartë se kurrë: Veliaj po drejton një aparat propagande të sofistikuar nga burgu. Kërkesa për sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK-ut, organizimi i konferencave me pjesëmarrje të mediave kryesore, mobilizimi i emrave si Carlo Bollino, Mero Baze, dhe përmendja e AI për të ndikuar narrativën, e shndërrojnë qelinë e tij në një zyrë propagande.
“Tani ose kurrë”, thotë Veliaj. Dhe ky ultimatum nuk është vetëm për avokatët e tij – por për çdo instrument që ka në dorë për të ndikuar drejtësinë përmes mediave.
Zbardhja vijon me faqen 78.