
Zbardhja e plotë e faqes 80 nga dosja e përgjuar ndaj Erion Veliajt, e publikuar nga CNA, nxjerr në dritë kulmin e tensionit përpara vendimit të Apelit. Në një seri komunikimesh me Arbër Veliajn dhe Ajola Xoxën, Veliaj shfaqet i vendosur për të mbajtur në kontroll mediat, për të shtyrë përpara aleancat me gazetarët më të afërt dhe për të siguruar mbështetjen e quajtur “Redaktori”.
Ora 10:12 – Me Arbër Veliajn
Arbër: “Redaktori ka thënë që çdo gjë është në rregull. Po ecën siç duhet.”
Erion: “Mos u lëshoni tani në fund. Foli të gjithëve, ushtrinë.”
Ora 11:09 – Me Ajola Xoxën
Ajola: “Ishte e qetë, pa probleme. Dolën mirë.” (për konferencën me gazetarët)
Erion: “Thuaji Redaktorit.”
Data 08.03.2025 – Ora 11:09 – Me Arbërin
Erion: “Si doli puna e kontratës me amerikanët?”
Arbër: “Ka kaluar në shumë institucione. Është transparente.”
Ora 20:41 – Me Arbërin
Erion: “Është shumë e rëndësishme mbështetja e Redaktorit.”
Arbër: “E kemi. Më është thënë qartë.”
Erion: “Fol me Fatmirin, Meron, të gjithë. Duhet të flasin që nuk po lëshohemi tani në fund. Të jemi unison.”
Data 09.03.2025 – Ora 11:58 – Me Arbërin
Arbër: “Mos përmend emra në biseda.”
Erion: “We have only one day. If we don’t win, I’m gonna be here a long time.”
(Vendimi i Apelit shihet si vendimtar. Kërkon që avokatët të flasin fort me amerikanët.)
Ora 11:59 – Me Ajolën
Erion: “Mos harro, të martën ose dal, ose qëndroj këtu gjatë. E dini vetë çfarë duhet të bëni.”
Ora 18:53 – Me Ajolën
Erion: “Në orën 19:00 del intervista te Euronews.”
(Në burg, telefonat mbyllen në këtë orar. S’ka më komunikim.)
Njoftimi i Ajolës
– Gjyqi për Qerretin dhe sekuestrimin është në proces.
– Me Ermirin do vijnë për vizitë.
– Veliaj nuk do lejohet të marrë pjesë në gjyqin e së martës.
Ora 20:41 – Me Arbërin
Arbër: “Në orën dy mbërrijnë amerikanët. Do shkojnë direkt në IEVP Durrës për deklaratën publike.”
Çfarë është “Redaktori” që përmendet?
Shumë prej komunikimeve i referohen një “Redaktori” që jep udhëzime për postimet, titujt dhe mbulimin mediatik.
Pse është aq vendimtare dita e martë?
Sipas Veliajt, ajo është dita e Apelit për lirimin e tij. Ai e cilëson “life or death day”.