
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, deklaroi se rrugët që janë ndërtuar në Shqipëri gjatë qeverisjes së tij i përmbahen standardeve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se nuk është e mundur të abuzohet me fondet për rrugët kombëtare, pasi një pjesë e madhe e tyre mbikëqyren nga institucionet evropiane.
“Çdo rrugë që ne kemi ndërtuar është ndërtuar me të gjitha parametrat. Edhe për një arsye tjetër plus, përveç përkushtimit që ne kemi, është se pjesa më e madhe e rrugëve kombëtare kanë përfshirjen e institucioneve evropiane dhe nuk të lënë, nuk të japin lekët nëse ti nuk respekton standardet,” – deklaroi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se vlerësimet nga BE mbi progresin e Shqipërisë nuk bazohen në opinione apo në raportime mediatike, por në instrumente shkencore të matjes.
“Ata nuk shohin aleate e mia, ata shohin faktet. Ata kanë instrumente shkencore të matjes së procesit dhe nuk merren me portale. Prandaj sot thonë se ne jemi pararoja e Ballkanit,” – theksoi kryeministri.
A janë të gjitha rrugët në Shqipëri të ndërtuara me standarde evropiane?
Sipas Kryeministrit Rama, po, veçanërisht rrugët kombëtare të financuara nga fondet evropiane.
Kush i monitoron këto rrugë?
Institucionet evropiane që ofrojnë fonde për ndërtim ose bashkëfinancim, të cilat kërkojnë respektim të standardeve të BE-së.
A ndikon kjo në progresin e Shqipërisë drejt BE?
Rama thotë se po, sepse BE bazohet në matje konkrete dhe jo në perceptime mediatike.