Qarku Fier: PS Kryeson Me 63.6% Të Votave, Mund Të Sigurojë Deri Në 12 Mandate

0

Në qarkun e Fierit janë numëruar 233 nga 587 kuti votimi dhe rezultati paraprak konfirmon një epërsi të thellë të Partisë Socialiste, e cila ka marrë 39,983 vota ose 63.6% të totalit. Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 15,554 vota, që përbëjnë 24.7%, ndërsa Koalicioni NISMA-SHB është i treti me 2,755 vota ose 4.4%.

Bazuar në këto të dhëna, PS pritet të sigurojë deri në 12 mandate deputetësh, një shifër dominuese që vjen në një zonë të njohur për përfaqësim të lartë të strukturave shtetërore.

Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:

  • Partia Mundësia: 1,551 vota – 2.5%
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 870 vota – 1.4%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 679 vota – 1.1%
  • Lëvizja Bashkë: 649 vota – 1.0%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 512 vota – 0.8%
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 184 vota – 0.3%
  • Lëvizja Atdheu (LA): 92 vota – 0.1%
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 22 vota – 0.0%

Dominimi i PS në Fier nuk është surprizë për vëzhguesit politikë, sidomos në një qark ku ministrja Belinda Balluku, një prej figurave më të fuqishme të kabinetit Rama, ka ndikim të konsiderueshëm përmes institucioneve vartëse dhe një baze të gjerë të punësuarish publikë. Sipas raportit të OSBE/ODIHR, përdorimi i administratës në funksion të fushatës përbën një shkelje të rëndë dhe ka ndikuar dukshëm në avantazhin elektoral të PS-së.

Artikulli i mëparshëmOSBE/ODIHR Godet Fort Procesin Zgjedhor: Gahler Deklaron Se Shqipëria Nuk Futet Në BE Kështu Siç Është Sot