Rezultat I Ngushtë Në Lezhë: PS Me Avantazh Minimal Ndaj PD-ASHM

0

Në qarkun e Lezhës janë numëruar 85 nga gjithsej 245 qendra votimi dhe rezultati paraprak tregon një garë shumë të ngushtë mes Partisë Socialiste dhe koalicionit PD-ASHM.

PS ka marrë 9,910 vota, që përbëjnë 45.1% të totalit, ndërsa PD-ASHM ka 9,521 vota ose 43.4%. Diferenca është vetëm 1.7%.

Rezultatet për subjektet e tjera pjesëmarrëse janë:

  • Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 1,124 vota – 5.1%
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 656 vota – 3.0%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 319 vota – 1.5%
  • Partia Mundësia: 253 vota – 1.2%
  • Lëvizja Bashkë: 99 vota – 0.5%
  • Lëvizja Atdheu (LA): 38 vota – 0.2%
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 18 vota – 0.1%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 19 vota – 0.1%
  • Aleanca Demokracia e Re (ADR): 4 vota – 0.0%

Gara në Lezhë mbetet nga më të ngushtat në rang kombëtar, ndërkohë që numërimi pritet të vazhdojë dhe mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar dhe ndarjen e mandateve.

Artikulli i mëparshëmPS Fiton Bindshëm Në Memaliaj, Libohovë Dhe Këlcyrë – Ja Rezultatet Zyrtare
Artikulli i radhësOSBE/ODIHR ‘Fundos’ Zgjedhjet E 11 Majit: PS Abuzoi Me Administratën, Rama Shkeli Ligjin Me Faljen E Gjobave