
Abuzime Me Detyrën Apo Paaftësi Në Krye? IKMT Prish Objekte, Por Vartësit Janë “Jashtë Kontrollit”
Një vendim i papritur i kryetarit të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka sjellë shkarkimin e menjëhershëm të 5 punonjësve dhe drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në qytetin bregdetar. Vendimi ka hyrë në fuqi që në orët e para të së hënës, por arsyet mbeten të paqarta.
Shkarkime Në Heshtje – A Ka Abuzuar IMT Me Detyrën?
Sipas burimeve nga brenda bashkisë, dyshohet se IMT-ja ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke abuzuar me detyrën dhe duke shkelur rregulloren për të cilën janë ngritur si strukturë – pra mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.
Në vend që të kontrollonin, duket se kanë mbyllur sytë – ose më keq, kanë bashkëpunuar në heshtje me ndërtimet që supozohet se duhet t’i ndalonin.
Jalë – Shembje E Objekteve Pa Leje, Por Heshtje Për Shkarkimet
Vetëm pak orë përpara vendimit për shkrirjen e IMT-së, IKMT ndërhyri në Jalë dhe shembi 4 objekte pa leje, në një aksion të qetë dhe pa kundërshtime. Pyetja që lind është: Nëse struktura funksiononte, pse u ndërmor një aksion kaq i vonuar dhe vetëm nga IKMT?
A Është Tavo Vetë I Paafte, Apo “Nuk E Di Çfarë Bëjnë Vartësit”?
Deklarata klasike e mazhorancës socialiste:
“Ne nuk e dimë çfarë bëjnë vartësit tanë pas shpinës”,
po merr formë konkrete në rastin e Vangjel Tavos.
A është kjo një manovër politike për të larë duart nga përgjegjësitë? Apo vërtet strukturat vendore janë jashtë kontrollit të drejtuesve politikë, të paaftë të administrojnë territorin dhe institucionet që menaxhojnë?
Sepse nëse IMT paska ngrënë “kumbulla” pas shpinës së Tavos, atëherë Tavo është i verbër – ose pjesë e lojës.
Ku Është Transparenca?
Asnjë komunikatë zyrtare nga Bashkia e Himarës. Asnjë sqarim publik për shkaqet konkrete. Ndërkohë që publiku ka të drejtë të dijë: A janë shkarkuar për korrupsion? Për mosveprim? Apo për arsye politike?
Kush janë të shkarkuarit në Himarë?
5 punonjës të IMT-së dhe drejtori i kësaj strukture.
Kush mori vendimin?
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.
Pse u shkarkuan?
Zyrtarisht nuk ka informacion të saktë. Jozyrtarisht, për abuzim me detyrën dhe mosveprim për ndërtimet pa leje.
Çfarë ndodhi në Jalë?
IKMT shembi 4 ndërtime pa leje, pa kundërshtime.
A është kjo paaftësi apo bashkëfajësi?
Kjo mbetet për t’u hetuar – por heshtja e Tavos ngre shumë dyshime.