
Duke filluar nga tetori 2025, Bashkimi Evropian do të zbatojë dy sisteme të reja kontrolli kufitar, që do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe shtetasit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën:
- EES (Entry/Exit System) – Hyn në fuqi në tetor 2025
- ETIAS (European Travel Information and Authorisation System) – Zbatimi fillon në fund të vitit 2026, bëhet i detyrueshëm në 2027
1. Çfarë është EES?
EES është një sistem elektronik që do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportës për shtetasit e vendeve jashtë BE-së që hyjnë në zonën Schengen për qëndrime të shkurtra (deri 90 ditë në 180 ditë).
Çfarë regjistron EES?
- Datë dhe orë hyrjeje/daljeje
- Vendkalimet kufitare
- Gjurmë gishti dhe fotografi (vetëm herën e parë)
- Llogaritje automatike të qëndrimit të lejuar
- Sinjalizim për tejkalime të afatit të qëndrimit
Zbatimi në dy faza:
- Tetor – Dhjetor 2025: pa biometrikë
- Nga janari 2026: me përdorim të plotë të të dhënave biometrike
2. Çfarë është ETIAS?
ETIAS është një autorizim udhëtimi online, që do të kërkohet për të gjithë shtetasit që nuk kanë nevojë për vizë për hyrje afatshkurtra në BE.
Kush duhet të aplikojë?
- Shtetasit e Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë pa vizë në zonën Schengen
Detaje të aplikimit:
- Online përpara udhëtimit
- Çmimi: 20 euro për aplikim (më parë ishte 7 euro)
- Vlefshmëria: 3 vjet ose deri në skadimin e pasaportës
Zbatimi:
- Fund i vitit 2026 – vullnetar
- Viti 2027 – i detyrueshëm
Përjashtime nga pagesa:
- Të miturit nën 18 vjeç
- Personat mbi 70 vjeç
- Anëtarët e familjes së shtetasve të BE-së
3. Pse ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe kosovarë?
- Nuk do të lejohen të hyjnë në BE pa ETIAS
- Merren të dhëna biometrike në hyrjen e parë
- Sistemi do të zbulojë çdo tejkalim të afatit
- Shkeljet ndëshkohen me ndalim hyrjeje në BE
4. Thirrje për Informim
Qytetarët, mediat dhe institucionet duhet:
- Të ndjekin informacionet zyrtare
- Të informojnë familjarët dhe diasporën
- Të përgatisin dokumentet me kujdes dhe në kohë
Mosnjohja nuk do të konsiderohet arsye për shkelje. Vetëm informimi dhe respektimi i rregullave garanton lirinë e lëvizjes dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.