(VIDEO) “Çekiçi” Thyhet në Ajër në Arabinë Saudite – 23 të Plagosur, 3 në Gjendje të Rëndë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku një karusel në një park lojërash është çarë papritur në ajër, duke lënduar shumë persona. Sipas mediave shtetërore, 23 vetë janë plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje kritike.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, dhe e verifikuar nga CNN, tregon momentin kur pajisja e quajtur “360 Big Pendulum” prishet në ajër. Pjesa rrethore me pasagjerët përplaset me forcë në skajin tjetër të pajisjes dhe më pas bie në tokë.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në një park lojërash në zonën Al-Hada, pranë qytetit të Taifit, jo larg Jeddah-ut. Guvernatori i zonës, Princi Saud bin Nahar bin Saud bin Abdulaziz, urdhëroi mbylljen e menjëhershme të parkut dhe nisjen e një hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit, siç raportoi media zyrtare Arab News.

Autoritetet kanë nisur kontrollet për të parë nëse kishte ndonjë defekt në strukturë apo mungesë mirëmbajtjeje. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë shqetësim dhe ka ngritur dyshime serioze mbi sigurinë në parket e lojërave në rajon.

Artikulli i mëparshëmKodi Penal i Censurës: 3 Vite Burg Për Humor Me Edin Dhe Bajramin
Artikulli i radhësRama Kujtohet Pas 12 Vitesh Se Ndërtuesit Bëjnë Zhurmë – Një Tallje Me Qytetarët, Jo Politikë Urbane