Vrasja E 61-Vjeçarit Në Shkodër, Shkak Dyshohet Konflikti Për Pronën

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike që u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në fshatin Abat të Shkodrës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 61-vjeçari Pirro Prroni.

Sipas burimeve hetimore, ngjarja lidhet me një konflikt të hershëm pronësie mes viktimës dhe autorit të dyshuar, Ndoc Maçaj. Të dy kishin pasur mosmarrëveshje për më shumë se 10 vite, të cilat ishin rindezur gjatë procesit të regjistrimit të tokave.

Përplasja e vazhdueshme për pronën, sipas të dhënave paraprake, kulmoi në përleshjen e mbrëmjes së 28 gushtit, ku Prroni u ekzekutua me armë zjarri.

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ende në arrati. Forca të shumta policie janë angazhuar për të bërë të mundur kapjen e tij, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja ka tronditur zonën e Shalës, ku konflikti për pronat vijon të mbetet një problem i hershëm mes banorëve.

Artikulli i mëparshëmJozefin Marku (Jozi) Reagon Pas Sulmit Me Tritol
Artikulli i radhësUkraina Godet Logjistikën Hekurudhore Ruse, Shpërthen Stacioni Në Tver