Bardhi Akuza Të Forta Ndaj Peleshit: “Skenari I Përjashtimit U Ndërtua Para Se Niko Klouni Ta Shpallte”

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shpërtheu në akuza të ashpra pas largimit nga seanca plenare, duke e quajtur përjashtimin e opozitës nga Kuvendi një skenar të parapërgatitur dhe të orkestruar politikisht.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi e cilësoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, si “kryetarin më të paaftë që ka pasur ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë”, duke thënë se ai “është i verbër ndaj urdhrave politikë, por jo të Edi Ramës — të Taulant Ballës”.

“Ne reaguam dhe do të reagojmë gjithmonë, sa herë të shkelen të drejtat e deputetëve. Skenari për përjashtimin e opozitës ishte ndërtuar shumë më përpara se Niko Klouni të dilte në seancë. Qëllimi i tyre ishte të ndërprisnin debatin dhe të shndërronin Kuvendin në një institucion memec,” – deklaroi Bardhi.

Sipas tij, kjo situatë është dëshmi e mungesës së dialogut politik dhe e përpjekjeve të mazhorancës për të mbytur zërin e opozitës brenda Parlamentit. Bardhi paralajmëroi se PD do të vazhdojë të reagojë ndaj çdo shkeljeje të rregullores dhe të drejtave të deputetëve.


Artikulli i mëparshëmPuç Procedural Apo “Ripërtëritje”? Pse Rasti Bejtja Ekspozon Tandemin Begaj–Sadushi