Qytetarët e ironizojnë Ballukun në Zvicër: “Rri me Ahmetajn, se në Shqipëri të pret fati i Veliajt”

0

Pas lajmit se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK, zëvendëskryeministrja është shfaqur e buzëqeshur në një video nga Zvicra, duke udhëtuar me tren mes Zyrihut dhe Bernës, ndërsa fliste për projekte hekurudhash në Shqipëri. Por kjo përpjekje për të treguar qetësi nuk i ka bindur ndjekësit e saj.

Në komentet poshtë videos, rrjeti ka “shpërthyer”. Dhjetëra qytetarë i kujtojnë Ballukut jo vetëm hetimin e hapur, por edhe fatin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, që jeton në arrati pikërisht në Zvicër.

“Rri andej me Tigrin, se ai e di si ja dilet,” – shkruan një komentues, duke iu referuar Ahmetajt. Një tjetër i sugjeron me ironi: “Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qira, se me sa duket do të duhet.”

Ka edhe nga ata që i kujtojnë drejtpërdrejt hetimin: “Nesër je e ftuar në SPAK”, “Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK-u për drekë?”.

Në rrjet po qarkullon edhe një tjetër koment që po bëhet viral:
“Mos u kthe, Belindë. Rri në Zvicër me Ahmetajn, se këtej të pret fati i Veliajt.”

Vetë Balluku deri më tani nuk ka reaguar për hetimin ndaj saj, ndërsa udhëtimi i saj në Zvicër është kthyer në një nga temat më të përfolura të ditës.

Artikulli i mëparshëmBelinda Balluku reagon pas hetimit të SPAK: “Në Zvicër për takime bilaterale”
Artikulli i radhësStuhia Benjamin Shkatërron Evropën Perëndimore: Përmbytje, Dëme Masive Dhe Një Viktimë Në Korsikë