Ilir Demalia Akuza Të Rënda Për Gjergj Lucën: “I Fut Drogë Peshkut Dhe E Çon Në Amerikë”

0

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes analistit Ilir Demalia dhe biznesmenit Gjergj Luca në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku tema kryesore ishte roli i oligarkëve në Shqipëri.
Gjatë diskutimit, Luca – i njohur për aktivitetin e tij në industrinë e peshkut dhe turizmit – mohoi të ishte oligark, duke deklaruar se:

“Unë kam qenë oligark kur kontrolloja jetën e natës, kazinotë e diskotekat. Më ranë, ma vodhën biznesin. Tani punoj me duar, me thonj, dhe më thonë oligark. Oligark është ndërmarrja shtetërore e naftës, jo Samir Mane.”

Akuza e fortë e Demalias ndaj Lucës

Analisti Ilir Demalia e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë, duke lëshuar një akuzë të rëndë publike:

“Ti e merr peshkun, i fut drogë brenda dhe e çon në Amerikë. Ky çfarë ka prodhuar? Më thuaj një prodhim të këtij!”

Sipas tij, Gjergj Luca dhe figura të tjera të lidhura me pushtetin janë përfitues të një sistemi politik që bashkon biznesin me korrupsionin dhe trafikimin e influencës, ndërsa qytetarët mbeten jashtë çdo përfitimi ekonomik.

Përfshirja e emrave të tjerë

Demalia përmendi gjithashtu edhe Samir Manen, të cilin e cilësoi si një “oligark që ka marrë Shqipërinë në dorë”, duke theksuar ndikimin e tij politik dhe ekonomik. Ai shtoi se “Mane ka shkatërruar natyrën me projektet në Palasë dhe pyjet në Korçë”, duke e konsideruar këtë si shembull tipik të kapjes së shtetit nga biznesi.

Ndërkohë, Luca u përpoq të mbrohej duke thënë se akuzat janë “të pavërteta dhe të motivuara politikisht”, por përplasja verbale mes dyve u kthye në një nga debatet më të forta televizive të këtij sezoni.


Artikulli i mëparshëmFlorjan Binaj Thumbon Edi Ramën: “Aktori Më i Madh Është Ai Që Mori 140 Milionë Euro Për Një Incenerator Që S’Ekziston”
Artikulli i radhësPS Ka Një Datë Tjetër Për Zgjedhjet Në Tiranë, Balla SMS Strukturave Për 14 Dhjetorin!