Video/ Tensione Në Fundin E “El Clasicos”: Yamal Përplaset Me Carvajal, Vinicius E Ndjek Me Vrap Drejt Tunelit

0

“El Clásico”-ja e parë e sezonit përfundoi me tensione të forta në “Santiago Bernabéu”, pas fitores 2–1 të Real Madridit ndaj Barcelonës. Pas kartonit të kuq të dhënë për Pedrin në minutën e 100-të, situata në fushë doli plotësisht jashtë kontrollit.

Gjithçka nisi me një përplasje mes Lamine Yamal dhe Dani Carvajal, teksa emocionet ishin në kulm pas fishkëllimës finale. Në debat u përfshi edhe portieri Thibaut Courtois, çka acaroi më tej atmosferën mes lojtarëve.

Lexo edhe:

Florjan Binaj Thumbon Edi Ramën: “Aktori Më i Madh Është Ai Që Mori 140 Milionë Euro Për Një Incenerator Që S’Ekziston”

Lojtarë nga të dyja skuadrat ndërhynë për t’i ndarë, por tensioni u shtua kur Yamal u përplas verbalisht me Vinicius Junior, që reagoi ashpër. Pas disa sekondash shtyrjesh, Yamal u tërhoq drejt tunelit, ndërsa Vinicius e ndoqi me vrap, derisa stafet teknike ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pavarësisht incidenteve, Reali i Madridit ruajti avantazhin dhe vulosi fitoren 2–1, me golat e Mbappé dhe Bellingham, duke qëndruar në krye të tabelës së La Ligës. Pas ndeshjes, pritet që Komisioni i Disiplinës të analizojë ngjarjet dhe të marrë masa për sjelljet e lojtarëve që ndezën fundin e ndeshjes më të ndjekur në botë.


Artikulli i mëparshëmGola të anuluar dhe polemika për penallti: Real Madrid fiton “El Clásico”-n e parë, Mbappé dhe Bellingham ‘gjunjëzojnë’ Barçën 2–1