Ahmetaj Shpërthen: “Rama Hoqi Qafe Veliajn, Ndërsa Për Ballukun Ka Sherr Brenda SPAK”

0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta në një intervistë për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, duke komentuar hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe arrestimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Hetimi ndaj Ballukut, “lojë qesharake” me drejtësinë

Ahmetaj tha se hetimi aktual ndaj Ballukut nuk lidhet me dosje të mëdha korruptive si inceneratorët, tuneli i Llogarasë apo projektet e energjisë, por me një “tender të vogël supervizimi”, që sipas tij, tregon një përpjekje për të krijuar një fasadë drejtësie.

“Brenda SPAK ka akoma sherr për Belinda Ballukun. Dumani e ka hetuar për diplomën, ndërkohë që këtej bëhej kërma. Tani e thërrasin për një tender supervizioni 2 milionësh, ndërsa projektet 190 milionëshe mbeten të paprekura. Kjo është një tallje me drejtësinë dhe korrupsionin,” – deklaroi Ahmetaj.

Ai shtoi se Rama nuk e pengon Altin Dumanin të hetojë, por hetimet zhvillohen sipas urdhrave dhe interesave politike.

“Po ta hetojmë për tunelin e Llogarasë mban erë, për Thumanë–Kashar mban erë, për energjinë mban erë. Prandaj u gjet një mënyrë që të duket se po hetohet, por në fakt është një lojë qesharake,” – tha ai.

“Rama e eliminoi Veliajn sepse i zinte vendin”

Në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt, Ahmetaj akuzoi drejtpërdrejt Ramën për manipulim politik dhe eliminim të brendshëm.

“Edi Rama e hoqi qafe Veliajn për dy arsye: e para që të mos akuzohej vetë për ato që ka bërë bashkë me të, dhe e dyta sepse Veliaj donte t’i zinte vendin,” – theksoi Ahmetaj.

Sipas tij, Rama ka përdorur SPAK-un për të larguar bashkëpunëtorët që i bëhen kërcënim.

“U dha Veliaj si mish për qentë, që të mos preket ai vetë. Dhe pastaj del e qan si njeri që të vret dhe pastaj qan,” – shtoi ish-zv/kryeministri.

Deklaratat e Arben Ahmetajt shtojnë tensionin politik mes ish-aleatëve të afërt të Edi Ramës, në një kohë kur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë si Balluku dhe Veliaj po shndërrohen në çështje të ndjeshme politike dhe institucionale.
Sipas Ahmetajt, drejtësia e re po përdoret si mjet selektiv për të ruajtur pushtetin dhe për të eliminuar rivalët politikë të brendshëm.


Çfarë akuzon Ahmetaj ndaj SPAK-ut?
Se hetimet janë selektive dhe të përdorura politikisht, duke u fokusuar në çështje të vogla për të shmangur aferat e mëdha.

Pse mendon se Rama eliminoi Veliajn?
Sepse ai përbënte një kërcënim politik dhe kishte ambicie për postin e kryeministrit.

Cilat janë dosjet që Ahmetaj i quan të paprekura?
Tuneli i Llogarasë, projekti Thumanë–Kashar, inceneratori i Tiranës dhe koncesionet energjetike.

Si e përshkruan marrëdhënien Balluku–SPAK?
Si një “sherr të brendshëm” në Prokurorinë e Posaçme, ku çështjet ndaj saj trajtohen sipas interesave politike.


Artikulli i mëparshëmTabaku Drejt Çelës: Kompani Me Bilanc Zero Po Ndërtojnë Kulla 200 Milionë Eurosh Në Tiranë
Artikulli i radhësAhmetaj: “Aeroporti i Vlorës është vjedhje për 10 vite, formula është gabim”