
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka ngritur sërish alarmin për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, për mungesën e hetimeve të thelluara mbi origjinën e fondeve që po përdoren në projektet gjigante të kryeqytetit.
Tabaku deklaroi se në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi, një shifër që sipas saj është e papërballueshme për sistemin bankar dhe nuk përputhet me bilancet e kompanive ndërtuese, shumica prej të cilave raportojnë bilanc zero.
“Në raportin e SPAK thuhej qartë se grupet kriminale po përdorin ndërtimet për pastrim parash. Sot ka kompani që marrin leje për kulla 200 milionë euro, por me bilanc zero. Ky është problem serioz për ekonominë dhe për stabilitetin financiar të vendit,” – u shpreh Tabaku.
Deputetja opozitare theksoi se pastrimi i parasë ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e vlerës së euros, duke deformuar tregun dhe konkurrencën reale në sektorin privat.
Ajo i kërkoi Çelës të sqarojë nëse Prokuroria e Përgjithshme po heton burimin e kapitaleve të këtyre investimeve,
