Anglia i hap rrugën historisë: Shqipëria në Play Off-in e Botërorit për herë të parë

0

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit europian. Fitorja e Anglisë 2–0 ndaj Serbisë në Wembley vulosi matematikisht kualifikimin e kuqezinjve në Play Off-in e Botërorit 2026, për herë të parë që nga themelimi i ekipit kombëtar.

Anglezët dominuan takimin me 69% zotërim dhe 22 goditje, duke e mbyllur sfidën me golat e Sakës dhe Eze. Serbia nuk arriti të rrezikonte asnjëherë seriozisht, duke mbetur jashtë garës dhe duke i hapur rrugë plotësisht skenarit ideal për Shqipërinë.

Nuk ishte vetëm fitorja e Anglisë që ngriti të gjithë vendin në këmbë. Kombëtarja shqiptare bëri detyrën më herët në Andorrë, ku falë golit të Kristjan Asllanit siguroi tri pikë vendimtare dhe qëndroi në pritje të rezultatit paralel. Dhe ai rezultat erdhi.

Për herë të parë, Shqipëria shkon në fazën ku vendoset fati për botërorin – një arritje që pak vite më parë dukej thuajse e pamundur. Kombëtarja e Sylvinhos e ka merituar këtë sukses me lojë, karakter dhe një brez futbollistësh që kanë ringjallur ambicien kuqezi.

Në fund të një mbrëmjeje të zjarrtë futbolli, matematika foli: Shqipëria është në Play Off. Historia u shkrua.

Artikulli i mëparshëmShqipëria fiton 0–1 në Andorrë, Asllani ndez shpresën për Play Off-in e Botërorit 2026