
Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Andorrës, duke triumfuar 0–1 falë një goli të Kristjan Asllanit në minutën e 67-të. Rezultati mban të gjalla shanset e kuqezinjve për kualifikimin në Play Off-in e Botërorit 2026.
Shqipëria dominoi lojën që në fillim dhe rrezikoi disa herë me Manajn, Hoxhën dhe një traversë të Gjimshitit në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Sylvinho futi Uzunin dhe Bajramin, lëvizje që rezultuan vendimtare.
Aksioni i golit nisi me një pasim të Bajramit për Uzunin, i cili asistoi Asllanin brenda zonës. Mesfushori i Interit shënoi qetësisht, duke ndërtuar epërsinë që Shqipëria ruajti deri në fund.
Kuqezinjtë vazhdojnë luftën për një vend në Play Off, me sfidat e mbrëmjes që mbeten vendimtare për fatin e grupit.
