
Në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e njohur si “Balluku”, dhe kanë zhvilluar 19 kontrolle në banesa dhe ambiente pune të zyrtarëve dhe biznesmenëve të dyshuar për përfshirje në afera me tendera publikë.
Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë në dy kompani ndërtimi të njohura për fitimin e kontratave pranë (ARRSH) dhe (KESH), si dhe në banesa të disa ish-zyrtarëve të lartë të këtyre institucioneve.
Kontrolle Vetëm Nga BKH, Pa Policinë E Shtetit
Aksioni është kryer ekskluzivisht nga agjentë të BKH, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit. Në të paktën tre raste, punonjës të policisë lokale nuk janë lejuar të marrin pjesë në kontrolle, pavarësisht se objektet ndodheshin në juridiksionin e komisariatit përkatës. Në një prej këtyre kontrolleve, një efektiv policie është mbajtur jashtë ambienteve, ndërsa agjentët e BKH vijonin veprimet procedurale.
Emrat E Personave Të Kontrolluar
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës së:
- Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it;
- Gentian Gjyli, ish-drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në masë “arrest shtëpie”;
- Erald Elezi, ish-drejtor i KESH-it, gjithashtu i pandehur dhe në “arrest shtëpie”;
- Sajmir Kuçi, Marsel Hoxha dhe Jonida Çeço.
Në disa raste, kontrollet janë shtrirë edhe tek familjarë të drejtuesve të kompanive ndërtuese, çka tregon zgjerimin e rrethit të verifikimeve për të dokumentuar flukset financiare dhe lidhjet e mundshme korruptive.
Hetimi Dhe Akuzat Në Nivel Të Lartë
Kontrollet synojnë thellimin e hetimeve në dosjen ku zyrtarja më e lartë nën akuzë është , zv.kryeministre e vendit. Për të, SPAK ka depozituar kërkesë në për heqjen e imunitetit parlamentar dhe dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë, në funksion të vijimit të procedurave penale.
Hetimi pritet të vijojë me analiza të thelluara dokumentare, verifikime të kontratave publike dhe ballafaqime të provave të sekuestruara gjatë kontrolleve, ndërsa SPAK dhe BKH synojnë të zbardhin rolin e secilit të dyshuar në skemën e dyshuar të korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike.
