Mblidhet sot Këshilli Politik për reformën zgjedhore, ja çfarë pritet të diskutojnë palët

    0
    Keshilli Politik

    Ashtu siç u dha edhe dje, pasditen e sotme i grupit negociatorëve për reformën zgjedhore do të mblidhen sërish në një tryezë.

    Mbledhja do të mbahet në orën 17:00 tek Pallati Kongreseve.

    Sa i takon rendit të ditës, mësohet se janë përfshirë propozimet e palëve. Opozita jashteparlamentare do të diskutojë mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.

    Ndërsa mazhoranca do të përqendrojë diskutimin e saj mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit tëankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura të hapura. Ndërkohë që opozita parlamentare do të diskutojë mbi sistemin zgjedhor.

    Artikulli i mëparshëmPolicia e Shtetit: Të dielën nuk lejohet qarkullimi me makina në asnjë qytet
    Artikulli i radhësFotoja e Bashës në Durrës, Manastirliu: Shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, kostoja mund të jetë marramendëse!