Ja kush dhuroi çerekun e pasurisë së tij për të luftuar koronavirusin

0

Jack Dorsey, CEO i Twitter, u shpreh se do të dhuronte një miliard dollarë për të financuar studimet mbi koronavirusin që të “luftojë këtë pandemi.”

Të martën, Dorsey, i cili bashkëthemeloi Twitter në vitin 2006 dhe kompaninë e pagesave Square, njoftoi se do të dhurojë një miliard dollarë nga aksionet e Square për një fond bamirësie të quajtur Start Small “për të financuar lehtësimin e Covid-19.”

Dorsey tha se dhurimi është rreth 28% e pasurisë së tij. Pasuria e CEO-s së Twitter vlerësohet rreth 3.9 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.

Deri më tani, është dhurimi më i madh në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, tha se do të dhurojë 100 milion dollarë për Feeding America, që ushqen personat në nevojë. Dhurimi i Bezos përbën 0.1% të pasurisë së tijprej 123 miliardë dollarësh.

The Bill & Melinda Gates Foundation ka dhuruar 100 milion dollarë për të zbuluar vaksinën kundër Covid-19 dhe për të trajtuar të prekurit.
Michael Dell, themeluesi i Dell Computers, ka premtuar të dhurojë 100 milion dollarë/ The Guardian

Artikulli i mëparshëmNuk do ta besoni se cili është dezinfektuesi unik që po përdor Turqia
Artikulli i radhësKopertina e Vogue Italia është thjesht një faqe e bardhë