Marash Kumbulla është një nga lojtarët më premtues të Serie A dhe qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë e ka ndërtuar këtë status me performanca spektakolare në këtë sezon, që kanë bërë që në gjurmët e tij të vihen shumë klube, e fundit në radhë Juventus që po mundohet ti spostojë të gjithë për të mundur konkurencën ende pa filluar mirë. Një situatë që mbi të gjitha i leverdis Veronës, që ankand kërkonte e ankand ka…
Kampionët e Italisë janë futur në lojë për 19 vjecarin shqiptar, që me fanellën e Hellas Verona është zbulimi i kampionatit. Sipas Repubblica, bardhezinjtë duan të bëjnë goditjen me prespektivën e të ardhshmes, por për ta bërë duhet të mundin konkurencën e Lazio, Napoli, Inter e Fiorentina. Verona pret e qetë tashmë se cfarë do të ndodhë. E qetë sepse cmimi i kartonit të lojtarit që tani gati është dyfishuar, aq sa oferta nis tashmë nga 30 milionë euro.
Qendërmbrojtësi ka admirues edhe jashtë kufijve të Italisë. Në Gjermani Dortmund e Leipzig ndjekin me kujdes situatën, por të qartë se janë të pa favorizuar në garë me klubet italiane, që shqiptari i lindur përtej Adriatikut do ti zgjidhte në rast të një oferte në ekuilibër. Në Angli, Tottenham, Chelsea e mbi të gjithë Liverpool mbajnë nën vëzhgim shqiptarin, pa harruar edhe Everton të Ancelotti, që e kanë shprehur hapur se kërkojnë Kumbullën në skuadër. Askush në fakt nuk e priste një impact të tillë të lojtarit nën drejtimin e Ivan Juric, por është fakt që tashmë ai është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Perfomancat e lojtarit dhe referencat se kundër skuadrave të mëdha Kumbulla nuk është vënë kurrë në vështirësi, kanë bindur edhe më skeptikët për potencialin psikologjik të mbrojtësit…