Reforma Zgjedhore/ Rama: Do të presim opozitën edhe sot pa folur, ne e respektuam afatin e 31 majit

0

Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot mazhoranca nuk do të shprehet për Reformën Zgjedhore dhe mosarritjen e konsensusit dje në Këshillin Politik duke djegur edhe afatin e 31 majit.

Opozita sot ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën si shkaktaren e mosarritjes së konsensusit por Rama i kundërpërgjigjet duke thënë se mazhoranca e respektoi afatin e 31 majit.

Lexo edhe: Reforma Zgjedhore/ Rama tërhiqet nga marrëveshja e arritur mbrëmë

Por mesa duket edhe sot do të ketë një mbledhje të Këshillit Politik duke tentuar edhe një herë arritjen e marrëveshjes. Ambasadorët amerikanë, britanikë dhe të BE reaguan menjëherë pas shkeljes së afatit dhe sot do të mbajnë një takim bashkë me liderin opozitar Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit.

STATUSI NGA RAMA

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet

Artikulli i mëparshëmAlarmohet Maqedonia e Veriut, 7 viktima dhe 89 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19
Artikulli i radhësShtyhet për në 4 qershor gjyqi për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun