Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisië kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.
Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që Këshilli Politik të mblidhet sërish, nesër në orën 17.00.
Kërkesa e përfaqësuesve të opozitës për mbledhjen nesër në 17.00
Përshëndetje
Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00.
Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili