Rusia dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord për të ulur prodhimin e naftës në një takim të OPEC, duke i dhënë fund një lufte çmimesh që zgjat prej një muaji tashmë.
Cmimet e naftës u rritën menjëherë pasi Reuters raportoi se të dy vendet kanë rënë dakord për një “ulje të madhe” të prodhimit të naftës së papërpunuar.
Vendet e OPEC dhe prodhuesit e tjerë të naftës janë takuar këtë të enjte për të diskutuar mbi mundësutë e uljes së prodhimit me rreth 20% të ekuivalentit të furnizimeve globale, tha për Reuters një burim i OPEC dhe një burim rus.
“Kjo është një marrëveshje globale,” tha burimi i OPEC.
Ende nuk është e qartë nëqoftëse SHBA do ti bashkëngjitet kësaj nisme, dicka për të cilën si Sauditët ashtu dhe Rusët kanë këmbëngulur fort.
Sipas postimit në Twitter të korrespondetit të Wall Street Journal në Moskë, Arabia Saudite pritet të ulë me rreth 4 milionë fuci në ditë prodhimin e ndjekur nga Rusia me rreth 2 milionë fuci më pak, dhe pjesa tjetër do të shkurtohet nga shtetet e tjera prodhuese të OPEC