Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta dhe trazira pasi një afro-amerikan me emrin George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it. Një autopsi private e bërë nga familjarë të Floyd-it tregoi se 46-vjeçari humbi jetën si pasojë asfiksisë.
Tashmë protestues që janë ngritur kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga forcat policore po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara.
Në qytete të ndryshme u është vënë flaka koshëve të mbeturinave dhe janë vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës.
Megjithatë, një shqiptar në New York ka shpërndarë një video, ku dëgjohet një burrë që tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.
Kjo pasi, sipas tij, ata e kanë marrë situatën vetë në dorë dhe po mbrojnë bizneset e tyre.
Burri në video dëgjohet të thotë:
“Bravo shqiptarëve dhe italianëve..ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje. Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje.”/abcnews.al/