Eksperti: “Çmimi i naftës mund të rritet deri në 90% më shumë, tregu drejt shokut”. Bursa për datën 4 Qershor 2020

0

Drejtori i Përgjithshëm i një kompanie kërkimi dhe prodhimi të naftës mendon se tregu amerikan po i drejtohet një krize të re për shkak te uljeve masive të prodhimit te naftës, me çmimet që mund të rriten mbi 90% , deri në 70 dollarë për fuçi gjatë vjeshtës, pasi prodhuesit në të gjithë vendin pritet të shkurtojë edhe më tej prodhimin.

Dan Eberhart, shefi ekzekutiv i Kanarie i tha Markets Insider: “Kur të dalin shifrat e prodhimit të SHBA-së, ne do të zbulojmë se prodhuesit amerikanë kanë shkurtuar gjatë gjithë kësaj periudhe, më shumë se duhej prodhimin duke sjell kështu një shok në tregun e naftës “.

Lexo edhe: Nafta kapërcen 40$ për herë të parë në 3 muaj – Rusia kërkon shkurtim të prodhimit. Bursa për datën 3 Qershor 2020

Eberthart shtoi: “Unë mendoj se West Texas Intermediate do t’i afrohet 70 dollarëshit për fuçi këtë vjeshtë.”

Një studim i publikuar nga Reuters javën e kaluar tregoi se blloku 13-anëtarësh i OPEC pompoi 24.77 milion fuçi në ditë në maj, rreth 5.91 milion fuçi më pak se në prill.

Por koalicioni global i naftës vendosi më 12 prill të zvogëlojë prodhimin me një shifër rekord prej 9.7 milion fuçi në ditë gjatë majit dhe qershorit.

Pritet që kjo tendencë të vazhdojë edhe në muajt në vijim.

Bursa për datën 4 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA330.75+ 5.50
DIESEL300.00– 3.75
BRENT37.72+ 0.11

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmRama flet për udhëtimin e fshehtë në Paris një javë më parë: Ika si klandestin
Artikulli i radhësRama: Basha ka frikë nga zgjedhjet, do pushtetin në tavolinë