Shpërthen aktivistja: ‘Vulgariteti nuk sensibilizon askënd’

0
Image

Aktivistja Elona Caslli, duke e përshendetur marshimin e sotëm të organizuar nga shoqëria civile, ka denuar njëkohësisht edhe atë që ajo e quan ‘vulgariteti që nuk sensibilizon askënd’.

Duke iu referuar kësisoj fotos së dy vajzave që kishin të shkruara në këmbët e tyre: Më përdhuno apo ta ngref?

‘Vulgariteti nuk sensibilizon askënd

Të jesh e vërtetë nuk do të thotë të jesh vulgare. Përkundrazi, e vërteta më e madhe zhvlerësohet dhe humbet të gjithë kuptimin e saj nëse përcillet me vulgaritet.

Protesta në parim synon të ndërgjegjësojë një shoqëri mbi një fenomen të caktuar. Vulgariteti nuk ndërgjegjëson askënd. Përkundrazi, e zhvlerëson thelbin e protestës dhe e dobëson misionin e saj.

Shoqëria shqiptare është e rraskapitur nga vulgariteti. Ajo pak ndërgjegje qytetare që ka mbetur në këtë vend, mund të rizgjohet përmes të vërtetës, por kurrsesi përmes vulgaritetit.

Dhe e vërteta mund të jetë tragjike, e dhimbshme por kurrsesi vulgare.

Post Scriptum- Mund t’i mbrojmë shpirtrat përmes të vërtetës, por kurrsesi përmes vulgaritetit. Elona Caslli’

Artikulli i mëparshëmIdentifikohet vrasësi i dy vëllezërve në Krujë, pas krimit u arratis me makinën luksoze (EMRI)
Artikulli i radhësKy shtet ofron testim falas për këdo që ka simptoma të koronavirusit