Suedia tha se do të sigurojë testim falas, për këdo që ka simptoma të koronavirusit dhe do të kryejë gjurmime të kontakteve, të atyre që janë të infektuar.
Qëllimi i programit të ri të testimit është të kontrollojë shkallët e infeksionit në vend. Suedia nuk ka zbatuar masa të rrepta të izolimit, sikurse shumë vende evropiane. Qeveria tha se programi i testimit do të kushtojë 640 milionë dollarë.
“Tani e tutje, të gjithë personat me simptoma do të jenë në gjendje të testohen pa kosto për COVID-19”, tha ministri i Financave në Suedi, Per Bolund.
Suedia ka raportuar gati 42,000 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, dhe më shumë se 4500 vdekje.