Shpërthen gazetari i njohur: Shahini një copë druri, Rama i pacipë, Ardi Veliu një kafshë!

0

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “ABC-ja e mëngjesit” Enkel Demi ka shprehur revoltën e tij për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një të miture nga roja i shkollës.

Ngjarje që ngjalli edhe revoltën qytetare e cila pasoi me një protestë ditën e djeshme në qendër të Tiranës.

Gjatë bisedës që zhvilloi në emisionin  e mëngjesit me aktivisten e të drejtave të njeriut Sevim Arbana, gazetari Demi nuk i kurseu kritikat për krerët e shtetit.

Sipas gazetarit 3-shja Besa Shahini, Ardi Veliu, dhe kryeministri Edi Rama kanë sensibilitet të ulët, dhe për këtë ngjarje,  por edhe për deklaratën e Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu në Komisionin e Sigurisë, mbajnë përgjegjësinë kryesore.

“Këta duhet të kuptojnë që njerëzit e kuptojnë se ata janë të pacipë dhe për këtë duhet tu vijë turp. Nuk duhet të jesh domosdoshmërish femër që të jesh ku**e”, deklaroi Demi.

Pjesë nga monologu:

“Kemi tjetër ndjeshmëri, kemi 3 personalitete të cilët janë përgjegjësit e sotëm sepse unë mendoj se pavarësisht se njëra e ka pushtetin e majta apo e djathta, pushteti është përgjegjësi edhe për ata që ke pasur përpara të cilëve ua ke marrë pushtetin.

Prandaj këto 3 personalitete që unë përmenda: Besa Shahinin, Drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe kryeministrin Edi Rama, i përmenda si simbol i klasës politike. Tani do të të tregoj parullën që unë mendoj se është për këtë bisedë mënyra më sintetike për ta përcaktuar këtë lloj mërie që kemi të dy. Pavarësisht se nga bindjet politike, ne jetojmë në këtë qytet.

Kjo është parulla që ja u kushtojmë pikërisht këtyre njerëzve: Nuk duhet të jesh domosdoshmërish femër që të jesh ku**e.

Kjo është parulla që duhet ti bëjë këta me turp. Nuk mund të ndodhë që Drejtori i Policisë të dhunojë një zonjë grua në atë lloj mënyre dhe mos të japë dorëheqjen. Kryeministri thotë ja kam pranu ndjesën a thua se është Atullah Komeni.

Këta duhet të kuptojnë që njerëzit e kuptojnë se ata janë të pacipë dhe për këtë duhet tu vijë turp. Protesta e djeshme, mbi të gjitha i vlen edhe copës së drurit, e kam në sensibilitetin tejet të ulët që këta kanë, e kanë treguar edhe në rastin e Gjimnazit të Fierit“, tha gazetari.

Artikulli i mëparshëmAkuza italiane se porositi fushatë për të rrëzuar qeverinë/ Reagon Ilir Kulla dhe Edi Rama
Artikulli i radhës‘Letrat dolën sheshit’, Vasili: O Edi Rama Ndragheta është këmbëkryq në Bashkinë e Tiranës