Çmimet e naftës janë rritur në mënyrë spektakolare gjatë ditës së sotme. WTI, standardi kryesor i çmimeve të naftës amerikane, u rrit me 4.5% në rreth 39 dollarë për fuçi deri në orën 10:15 të Premten. Ndërkohë, Brent, standardi global, u rrit 5.3% në mbi 42 dollarë për fuçi. Shtysa kryesore e rritjes së çmimeve të naftës së papërpunuar ishte një raport se vendet e OPEC dhe partnerët e saj kishin rënë dakord të zgjasin shkurtimin e prodhimit edhe për dy muaj të tjerë. Për më tepër, qeveria amerikane raportoi një rritje më të madhe se sa pritej të vendeve të punës gjatë muajit maj, shenjë që kërkesa për karburante do të vazhdojë të përshpejtohet pasi njerëzit po i rrikthehen normalitetit si para pandemisë.
Bloomberg raportoi se OPEC dhe partnerët e saj kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet e tyre fillestare të prodhimit edhe për dy muaj të tjerë. Grupi planifikoi të frenojë prodhimin e tij të kombinuar me 9.7 milion fuçi në ditë (BPD) gjatë muajit maj, dhe ta ulë prodhimin afatgjatë me 8 milion fuçi në ditë deri në fund të këtij viti. Sidoqoftë, tani planifikon të ruajë zvogëlimin e 9.7 milion BPD deri në fund të korrikut. Kjo do t’i sigurojë ekonomisë globale më shumë kohë për të rikuperuar dhe konsumuar inventarin e tepërt.
Investitorët po fitojnë besim se më e keqja ka kaluar tashmë. Për shkak të kësaj, çmimet e naftës duhet të vazhdojnë të përmirësohen, gjë që do të rritë flukset e parave të prodhuesve amerikanë. Ky do të ishte një lehtësim i madh për prodhuesit më të dobët financiarisht, të cilët kanë ulur shpenzimet në maksimum për të mbijetuar në këtë situatë.
Bursa për datën 5 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 357.25 | + 26.50 |
DIESEL | 331.75 | + 31.75 |
BRENT | 41.01 | + 3.29 |
©aktualitet.al