Aksident në Lezhë, përmbyset makina në mes të qytetit, nëna me dy fëmijët dërgohen në spital

0
Aksidenti Ne Lezhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lezhë. Një automjet tip “Benz” me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.

Makina drejtohej nga një grua, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj. Të tre janë dërguar në spital.

Shkak mendohet pakujdesia e drejtueses së automjetit. Në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur tabela “shofere e re”. Të dhëna paraprake bëjnë me dije se tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara.

Artikulli i mëparshëmGaron kundër Trump/ Joe Biden zyrtarisht kandidat i demokratëve për President të SHBA-ve
Artikulli i radhësShpjegimi i marrëveshjes, ç’fitoi opozita, ç’humbi Rama dhe sa rrezik ka ende të vidhet vota