SHBA/ A e parashikoi The Simpson vrasjen e George Floyd nga policia?!

0

Ndodh gjithmonë. Pothuajse çdo herë që ka një ngjarje të madhe botërore, duket se seriali i famshëm The Simpsons e ka parashikuar atë. Protestat e masive në SHBA pas vrasjes së George Floyd është gjithashtu një nga ato raste.

Fotografia e shkëputur nga një prej serive të serialit që zgjat prej viteve ’80, përmban shefin Wiggum të gjunjëzuar në qafën e një personi me ngjyrë ndërsa Lisa Simpson, pas tyre, mban në dorë një pankartë që lexon “Drejtësi për George”.

Rrjeti po gëlon nga teoritë konspirative, një nga të cilat bën fjalë se krijuesit e The Simpsons janë pjesë grupimeve të fshehta, anëtarët e së cilës jane orkestruesit e shumë prej ngjarjeve që kanë bërë histori gjatë dekadës së fundit.

Vallë a duhet të shikojmë me vëmendje të gjitha seritë e famshme, për të parë se ku do të shkojë bota në të ardhmen?!

Artikulli i mëparshëmBayern mposht Leverkusenin, kryeson bindshëm Bundesligën
Artikulli i radhësFshataret sexy të Kinës që sfidojnë modelet e famshme (FOTO)