Hoze Kajehon ka vendosur të mos rinovojë me Napolin dhe të transferohet në Spanjë tek Valencia. Mesfushorit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do jetë një lojtar i lirë.
33-vjeçari arriti në Itali nga Real Madrid në vitin 2013 dhe ka kontribuar për ekipin napoletan me 80 gola dhe 77 asiste në 336 ndeshje.
Gjithsesi spanjolli duket se ka hasur vështirësi nën drejtimin e Gatusos dhe mësohet se i ka thënë po një transferimi tek Valencia. Për Kajehonin ka pasur interes edhe nga Sevija por oferta e Valencias duket se e ka bindur atë.