‘Më mbron Allahu’/ Gjykata lë në burg Roland Kryemadhin

0

Kundërshtoi dhe kërcënoi me armë policinë, Gjykata e Tiranës vendon masën “arrest me burg”, për Roland Kryemadhin.

Prokuroria kërkoi arrest në burg për Roland Kryemadhin, i akuzuar për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ndërkohë që Kryemadhi, nëpërmjet avokatit pretendon se është dhunuar nga policët dhe se nuk ka pasur armë. Gjatë momentit që gjykata e pyeti për avokatin, Kryemadhi tha se nuk ka nevojë për mbrojtje pasi ka mbrojtjen e Allahut.

Më tej, avokati kërkoi caktimin e një mase me të butë, si ajo e arrestit shtëpiak Kryemadhi shtoi se kishte dalë nga banesa për të blerë një acid, ndërsa punonjësit e policisë nuk ishin treguar të duruar.

Në fund, gjykata caktoi arrest në burg për Roland Kryemadhin.

Artikulli i mëparshëmVrau me sëpatë në pazarin e Korçës, kush është i burgosuri që vari veten
Artikulli i radhës‘Kina po tenton të sabotojë kërkimet për vaksinën’