BBC
Senatori republikan amerikan, Rick Scott, ka akuzuar Kinën se po tenton të sabotojë kërkimet për prodhimin e një vaksine për koronavirusin.
Duke folur për BBC-në, ai tha se Kina ka vendosur të bëhet një kundërshtare.
“Ne duhet ta përfundojmë këtë vaksinë. Për fat të keq kemi prova se Kina komuniste po përpiqet që të na sabotojë ose të na ngadalësojë,” tha Scott.
“Nëse ne do e bëjmë të parët, ose Anglia, ose dikush në Europë, ne do e ndajmë mes nesh. Kina nuk do e ndajë me ne”.
I pyetur se çfarë provash ka për të justifikuar këto komente, ai tha: “Ka prova… ato kanë ardhur përmes agjencisë sonë të inteligjencës… ka prova që ata janë përpjekur të sabotojnë ose ta ngadalësojnë atë”.
“Është zhgënjyese ajo që na bëri Kina të gjithëve… na gënjyen për këtë, ne mund të ishim përgatitur më mirë”.
Kina tha se informoi SHBA për koronavirusin që më 4 janar, kur sëmundja ishte ende e panjohur.
Presidenti Xi Jinping ka thënë gjithashtu se një vaksinë- nëse krijohet apo jo nga Kina- do të shpërndahet globalisht. “Kontributi i Kinës do jetë jetë sigurimi i eksesit te vaksina edhe për vendet në zhvillim”.