Kross: Lojtarët homoseksualë nuk duhet të deklarohen të tillë

0

Mesfushori i  Real Madritit së fundmi ka dhënë një intervistë për edicionin gjerman të ‘GQ’ ku ka folur dhe për një çështje shumë delikate që përfshinë gjithashtu dhe botën e futbollit, homoseksualizmin.

‘Unë nuk mund t’ju siguroj se nuk do të përfundonte duke u fyer ose përçmuar. Nuk duhet të jetë kështu’ nis përgjigjen Kross për pyetjen në lidhje me homoseksualizmin në futboll duke shtuar më tej:‘Sensi i zakonshëm më thotë që të gjithë duhet të jetojnë në liri të plotë, nuk ka dyshim për këtë. Por nuk e di nëse do të këshilloja që një lojtar të dilte dhe të deklarohej si i tillë. Shpesh fjalë të caktuara përdoren në terren dhe duke marrë parasysh emocionet që përjetohen në stenda, nuk mund t’ju siguroj se nuk do të përfundonte duke u fyer ose përçmuar. Nuk duhet të jetë kështu. Dhe jam i sigurt që një lojtar, nëse vendos të ndërmarrë këtë hap, do të merrte mbështetjen e shumë skuadrave. Por dyshoj se kjo do të ndodhë para tifozëve rivalë’. Më pas ai flet dhe për të ardhmen e tij me qëllim respektimin e marrëveshjes me Real Madrid deri në 2023. ‘Në futboll tre vjet është peridhë e gjatë por qëllimi im është të respektoj kontratën. Atëherë do të jem 33 vjeç do të qëndroj këtu, të bëj diçka tjetër ose të mbyll karrierën time. Por dëshira ime është të tërhiqem nga Real Madriti. E ardhmja? Jo nje rol ku duhet të udhëtoj dhe të qëndroj larg shtëpisë. E imagjinoj veten dukë dhënë përvojën time në sektorin e të rinjëve.

Artikulli i mëparshëm20 fakte rreth Steve Jobs
Artikulli i radhësMaqedonia e Veriut paralizohet nga COVID-19, shpërthen vala e re e virusit