Policia e Elbasanit ka dhënë detaje rreth plagosjes së punonjësit të zjarrfikëses, teksa ky i fundit ndodhej në krye të detyrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej”, rreth orës 09:43, ku është gjetur duke u djegur një mjet tip “Wolkswagen”, i cili mendohet se i përket autorëve të plagosjes së Ardian Çapjas. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç.
Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.