Rama njofton lehtësim të masave duke nisur nga e hëna. Farmacitë, bankat dhe marketet hapur deri në orën 17:30.

0

Nga dita e hënë, farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30. Kjo është masa e parë lehtësuese, e cila vjen si rezultat i uljes së ndjeshme të numrit të të infektuarve në javën e katërt të shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije, gjithashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se në ditët në vijim do të prezantohet paketa e zgjeruar financiare, ku do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepēsi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.

Postim i kryeministrit Edi Rama në Facebook

Artikulli i mëparshëmJa si ka ndikuar mbi trupin dhe mendjen 1 muaj në karantinë
Artikulli i radhësTë shtëna me armë në Tiranë/ Nuk iu bind urdhrit për t’u identifikuar dhe kërcënoi policin me armë, plumb në këmbë personit të rrezikshëm. Plagoset aksidentalisht këmbësorja