Atentati ndaj Ardian Çapjas/ Gazetari: Kush mund të realizojë qitje nga 250 m distancë

0
Image

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “ABC News” ka komentuar konfliktet në Elbasan duke u fokusuar të atentati i tretë që iu bë Ardian Çapjas mëngjesin e sotëm në qytetin e Shqipërisë së Mesme.

“Ardian Çapja është i ruajtur, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund t’i atakosh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orës 9, me sa duket është orari që mund t’i favorizojë qitësit”, u shpreh Hoxha.

Gazetari theksoi se në këto lloj atentatesh, snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm, pra janë qitës të specializuar.

“Truri i fisit Çapja, kush mund të realizojë një qitje me 250 m distancë. Zakonisht snajperat godasin objektivat e vështirë. Zgjidhet një snajperist për këto lloj goditjesh. Snajperistët janë ish-ushtarakë ose ish-pjesëtarë të forcave speciale. Aktualisht janë 3 snajperistë në gjithë Shqipërinë.

Në këto lloj atentatesh snajpersitët janë qitës jo të zakonshëm, janë qitës të specializuar, që masin edhe shpejtësinë e erës kur qëllojnë dhe kanë parasysh edhe elementë të tjerë, që ata e masin për të realizuar një qitje të saktë.

Me aq njohuri sa kam, Shqipëria nuk ka shumë forca speciale. RENEA, maksimumi mund të bëhen dy grupe. Policia s’ka trupa të tjerë specialë përveç RENEA-s. Në Shqipëri kemi shumë pak snajperistë, e gjej të pavend që këta njerëz që sakrifikojnë jetën dhe familjen e vet, ata janë një armë që shteti duhet të vendosë ose ta mbajë vetë ose do ta lërë ta marrin të tjerët.

Kjo është një ngjarje që duhen pasur parasysh disa elementë. Këto atentate kanë kosto, sepse objektivi është shumë i vështirë. Ardian Çapja është i ruajtur, është drejtuesi i një familje që ka gati dy dekada që i ka mbijetuar shumë konflikteve. Kemi të bëjmë me njerëz që s’mund t’i atakosh kollaj. Të tre atentatet e Çapjas janë të organizuara rreth orës 9, me sa duket është orari që mund ti favorizojë qitësit.

Të gjitha tentativat për t’i eliminuar nga afër kanë dështuar për shkak të një gabimi që nuk e kanë llogaritur mirë”, tha Hoxha.

Modeli snajper me të cilin mendohet se është qëlluar Çapja:

Specifikat

“Sako TRG M10 .338 Lapua Magnum” 27 mm mund të qëllojë objektivat e tij deri në 800 metra dhe ka “nam” të mirë në botë për saktësinë.

Arma kushton nga 6 500 deri në 10 000 dollar në tregun e rregulluar të armëve, ndërsa mendohet se në tregun e zi ai shkon edhe më tepër.

Vetë kostoja e kësaj arme tregon se atentati ndaj Ardjan Çapjas është i mirëorganizuar dhe financuar nga personazhe me fuqi financiare.

Snajperi në fjalë peshon mesatarisht 6.5 kilogram.

Mbushja bëhet manualisht dhe në karikator mban 9 ose 11 fishekë në varësi të specifikave që kërkon blerësi.

Artikulli i mëparshëmEMRI/ Aksidenti me motor, ndërron jetë në spital 35-vjeçari
Artikulli i radhës‘Tërmeti kthen panikun në Shqipëri’/ Mediat e huaja: Ishte pranë sipërfaqes