Spanjë/ Raportohet numri më i ulët i vdekjeve që prej 24 marsit, 605 viktima

0

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë 605 persona, shifër më e ulët se një ditë më parë ku ishin 638 të vdekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 15843 vetë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është 157022, mes tyre 55668 të shëruar.

Që prej 24 marsit, Spanja sot shënon numrin më të ulët të viktimave nga Covid- 19.  Ulja e numrit të personave që kanë ndërruar jetë ditët e fundit ka bërë që Sanchez të mendojë që tashmë Spanja e kaloi më të keqen nga koronavirusi.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi dje se Spanja e arriti pikun e COVID-19 dhe tashmë do të mendohet për masa lehtësuese për të dalë nga ”Lock-Down”.

Artikulli i mëparshëmTë shtëna me armë në Tiranë/ Nuk iu bind urdhrit për t’u identifikuar dhe kërcënoi policin me armë, plumb në këmbë personit të rrezikshëm. Plagoset aksidentalisht këmbësorja
Artikulli i radhësFMN/ Bota të përgatitet për depresion më të fortë se në vitet ‘30