Për të ishte projektuar një e ardhme e shkëlqyer. Askush nuk e vinte në diskutim talentin e tij, ndërsa për cilësitë teknike dhe fizike mund të zinte një vend mes futbollistëve më të mirë të botës. Por Mario Balotelli zhgënjeu të gjitha pritshmëritë duke iu dorëzuar karakterit të tij. Kontrovers nga natyra, sulmuesi italian nuk arriti të shfrytëzojë shanset që iu dhanë në disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, duke nisur nga Inter, më pas te Liverpool, Manchester City apo Milan.
Tani, Balotelli ka shkelmuar edhe atë që dukej si një mundësi e mirë për një rinisje. Aventura e tij me Brescia ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundëshme. Duket e çuditëshme, por klubi I Serie A vendosi të mos lejonte lojtarin të hynte në qendrën stërvitore. Kjo ngjarje është përjetësuar nga pamjet që kanë pushtuar titujt kryesorë të mediave italiane dhe po bëjnë xhiron e botës. Gjithsesi, ky është fundi I pritshëm I një raporti të krisur prej javësh. Në fakt, Balotelli dhe klubi italian ishin përfshirë në polemika të forta, ndërsa sulmuesi nuk ishte paraqitur në grumbullimin e skuadrës ditët e fundit.