Kina theu rekordin e saj të importeve të naftës së papërpunuar në maj ndërsa aktiviteti prodhues u rrit pasi bllokimet si pasojë e COVID-19 u lehtësuan. Mes rikuperimit të kërkesës për benzinë dhe naftë, kërkesa e përgjithshme e Kinës është pothuajse e rikthyer në nivelet para-koronavirus, gjë që bëri që rafineritë të rritin nivelet e përpunimit të naftës së papërpunuar.
Importet rekorde të naftës së papërpunuar të Kinës muajin e kaluar i atribuohen veprimtarisë së biznesit të kthyer dhe lëvizjes, ndërsa transporti ka marr një rritje nga zmadhimi i tregut të shitjeve në internet.
Lexo edhe: Nafta/ Vazhdon rritja e çmimeve edhe pas takimit të OPEC+. Bursa për datën 8 Qershor 2020
Megjithatë, disa faktorë të tjerë kontribuan në importet rekord të Kinës të naftës bruto në maj.
Çmimi më i ulët i naftës në vite ishte shtytësi kryesor i bumit të importeve të naftës së papërpunuara gajtë majit – një muaj në të cilin eksportet dhe importet e saj pësuan rrënie drastike për shkak të kërkesës së dobët globale mes bllokimeve të pandemisë.
Kina importoi 47.97 milion ton naftë të papërpunuar në maj, e barabartë me me 11.34 milion fuçi në ditë, treguan të dhënat paraprake nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës të Dielën.
Sipas të dhënave nga IHS Markit, shumica e importeve i atribuohen rikuperimit të kërkesës për naftë në Kinë, e cila pritej në 92 përqind të kërkesës ‘normale’ në maj.
Sipas Wood Mackenzie, kërkesa për naftë e Kinës do të shkojë në 13 milion fuçi në ditë në tremujorin e dytë të vitit 2020, me një rritje 16.3 përqind nga TM1.
“Kërkesa e Kinës për naftë pritet të rritet nga TM3 2020 e tutje,” tha konsulentja në fund të majit, duke shtuar se bllokimet e lehtësuara dhe një preferencë për lëvizje në automjetet personale do të shtyjë kërkesën për benzinë në një ngritje të shpejtë. Kërkesa për benzinë ka të ngjarë të kthehet në nivelet e vitit të kaluar deri në qershor 2020.
Por çmimet më të ulëta të naftës në katër vjet shkaktuan gjithashtu blerje në masë nga rafineritë kineze, në tentative për të shumëfishuar fitimet e tyre pas përfundimit të pandemisë.
Sipas të dhënave paraprake doganore të Kinës nga e Diela, importet e naftës së papërpunuar u rritën me 5.2 përqind midis janarit dhe majit – edhe pse shumicën e kohës, Kina ishte nën karantinë gjatë kësaj periudhe. Vlera e importeve të naftës së papërpunuar në dollarë amerikanë u ul me 19.6 përqind në pesë muajt e parë të vitit 2020, sipas të dhënave doganore, duke sugjeruar që çmimet e ulëta të naftës luajtën një rol të rëndësishëm në importet e qëndrueshme të saj prej Kinës deri më tani këtë vit.
Ngritja prej 15 përqind e importeve në maj në krahasim me prillin “nuk do të thotë që konsumi kinez është rikuperuar plotësisht nga Covid-19. Përkundrazi, kjo ka të ngjarë të jetë thjesht blerje oportuniste, duke pasur parasysh mjedisin me çmim të ulët në të cilin tregu ka qenë për muajt e fundit, “thanë të hënën strategjistët e ING Warren Patterson dhe Wenyu Yao.
Javët e fundit, Kina ka qenë duke shfrytëzuar naftën e papërpunuar më të lirë në vite për të mbushur depozitat e vendit, duke u shndëruar në importuesin më të madh të naftës në botë. Që nga mesi i majit, një flotë e madhe me 117 transportues të naftës së papërpunuar – secila në gjendje të transportojë deri në 2 milion fuçi nafte – do të udhëtojë për në Kinë për të shkarkuar në portet e saj çdo ditë, deri në gusht, sipas të dhënave për ndjekjen e cisternave të përpiluara nga Bloomberg.
Bursa për datën 9 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 357.25 | – 0.75 |
DIESEL | 331.25 | 0.00 |
BRENT | 39.66 | – 0.62 |
©aktualitet.al