Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook ndaj deklarimeve të Edi Ramës, i cili sulmoi përfaqësuesit e opozitës, të cilët denoncuan borxhin që ka marrë qeveria.
“Paska dalë mësuesi i vizatimit, në krah me një mësues anglishteje dhe një shitëse sufllaqesh (pikërisht ata që e kanë çuar ekonominë shqiptare në humnerë sepse e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të vjedhin) dhe paska bërë ‘ironi’ me specialistet e ekonomisë të PD …!!!’, shkruan Paloka.
Ja postimi i plotë:
Paska dalë mësuesi i vizatimit, në krah me një mësues anglishteje dhe një shitëse sufllaqesh (pikërisht ata që e kanë çuar ekonominë shqiptare në humnerë sepse e vetmja gjë që dijnë të bëjnë është të vjedhin) dhe paska bërë “ironi” me specialistet e ekonomisë të PD …!!!
Si është ajo shprehja : “Te kesh dy …, që një ta mbash e një ta çash…”