Deklarata shokuese: Ministrat e deputetët paguajnë deri 2000 euro për marrëdhënie seksuale…

0
Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari ka habitur me deklaratën e saj në një emision ndërsa flitej për temën e legalizimit të hapjes së shtëpive publike në Shqipëri.

Blogerja e seksit lexoi një mesazh të dërguar në rrjetet sociale ku shkruhej se 70% e deputetëve dhe ministrave qeveritarë paguajnë 1500 deri në 2000 euro për të kryer një herë marrëdhënie seksuale.

“Më ka ardhur një mesazh nga ndjekësit ku thonë 70% e deputetëve dhe ministrave qeveritarë paguajnë 1500 deri në 2000 euro për një marrëdhënie. Ky vend ka nevojë për statistika dhe studime,”– u shpreh ajo në emisionin “Shqipëria Live”.

Ndërsa përsa i përket legalizimit të shtëpive publike tha: “Unë mendoj që duhet bërë statistika. Nuk është përgjigje që jepet me po apo jo. Duhet pyetur a është shoqëria shqiptare e gatshme?

Zhaklin flet për tema që konsiderohen tabu në Shqipëri dhe nuk heziton të tregojë detaje edhe nga jeta e saj personale.

Pak ditë më parë ajo rrëfeu se ka shumë kohë pa kryer marrëdhënie seksuale dhe se nuk ka një partner në krahë.

Ajo u shpreh se marrëdhëniet e saj me meshkujt nuk janë të mira sepse ata e kanë frikë.

Blogerja e seksit shtoi se meshkujt shqiptarë duan të manipulojnë dhe të ulin poshtë vetes femrat nga mungesa e vetëbesimit dhe eksperiencës.

“Kam shumë kohë pa bërë seks sepse nuk kam partner. Shumë kohë para karantinës. Marrëdhëniet e mia me djemtë nuk janë shumë të mira sepse më kanë pak frikë. Meshkujt shqiptarë janë frikacakë. Kanë frikë nga femrat. Kanë frikë nga femrat e pavarura. E duan poshtë vetës, duan ta manipulojnë sepse kanë mungesë vetëbesimi, pasigurie eksperience dhe mundohen me mënyrat e tyre të çojnë në nivelin e tyre. Një grua e pavarur ekonomikisht dhe mendërisht është jashtëzakonisht shumë e rrezikshme për një mashkull shqiptar. Sidomos për djemtë e rinj,”- u shpreh ajo.

Ndërsa rrëfeu eksperiencat e puthjes me dy vajza të ndryshme shtoi se asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me femra.

“Kam puthur dy vajza të ndryshme. Njëherë kur isha në Itali në moshën 19-20 vjeçare. Në atë kohë më pëlqente shumë shoqja ime, kishte një lëkurë të bardhë, që nuk e harroj kurrë, kishte një binjake. Agresive dhe  e pafajshme, pjesëtare e komunitetit. Në atë kohë pata dyshime çfarë jam unë, biseksuale, hetero, gay. U putha po nuk ndodhi gjë tjetër midis nesh. Dhe një herë tjetër me një vajzë italiane. Para 6 ose 7 vitesh. Nuk më ka ndodhur asnjëherë një eksperiencë e plotë seksuale me një vajzë, me një grua,”– tha Zhaklin e ftuar në “Ëhy Not” në RTV Ora. /Panoramaplus.al/

Artikulli i mëparshëmDisa të infektuar/ Koronavirusi prek një tjetër institucion në Tiranë
Artikulli i radhësPëllumb Pipero shpjegon shtimin e infektimeve: Qytetarët të kenë kujdes si në fillim, ja pse po shënohen raste të reja me Covid-19