Ndërron jetë një 59-vjeçar me COVID 19 te Infektivi, shkon në 35 numri i viktimave

0
20200330 150850 300320024 4 Wa52x1p 540x400

Në përditësimin e të dhënave të MSH-së, u konfirmua një tjetër viktimë nga COVID 19 në vend, duke e çuar numrin e tyre në 35.

Bëhet fjalë për një 59 vjecar nga Lushnja të shtruar prej disa ditësh te Infektivi.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”,- sqaroi MSH.

Po sipas MSH-së, vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Artikulli i mëparshëmKina ndalon mjekimet me feçe lakuriqi dhe luspa pangolini
Artikulli i radhësAstronomët zbulojnë zërat misteriozë që vijnë nga hapësira