‘Liri, demokraci’/ Nisin përplasjet, VIDEO nga tensionet në Velipojë

0

Kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe forcave të Policisë në Velipojë.

Teksa IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtesave në bregdet, të shoqëruar nga dhjetëra policë me skafandra, banorët dhe pronarët e bizneseve nuk kanë qëndruar duarkryq.

Nën thirrjet “Liri, Demokraci” ata janë përplasur me forcat e policisë, që siç shihet në pamjet e mëposhtme, kanë qenë të shumtë në numër. 

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cilësoi aksionin e IKMT në bregdetin e Velipojës si të paligjshëm dhe të dëmshëm jo vetëm për imazhin e zonës në nisje të sezonit turistik, por edhe për ekonominë. /syri.net

Artikulli i mëparshëmKupa/ Tirana largon frikën e fillimit me “manita”, fitojnë Kukësi dhe Bylisi! Vllaznia me Teutën e zgjidhin kualifikimin në Durrës
Artikulli i radhësNjë pasqyrë e huaj për të parë fytyrën e Ramës