SKEMA: Gjyqtarët kamikazë që nxorrën nga burgu të dënuarin e përjetshëm, që e ekzekutuan tek “Komuna e Parisit”

0

Ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës një ditë më parë në “Komunën e Parisit”, tregon ndër të tjera, edhe sa skandaloze është drejtësia shqiptare.

Billa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Britani, për vrasjen e një 22-vjeçari shqiptar dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Ai u dërgua në Shqipëri për të kryer dënimin.

Por, nëse në Britani do ta kalonte jetën në burg, Billa në mënyrë të pabesueshme jetonte i lirë në Tiranë si “biznesmen”.

Kjo, falë gjyqtarëve dhe vendimeve të tyre skandaloze.

Kur u kthye në Shqipëri për të kryer dënimin, gjyqtari Altin Abdiu në 13 maj 2014 ka vendosur të njohë dënimin me burgim të përjetshëm që Hekuran Billa kishte marrë në Angli.

Por dy vite më vonë, gjyqtari Lefter Jahaj ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut të përjetshëm për Billën.

Ai e ndryshon vendimin dhe dënon Billën me 25 vjet burg.

Skandali nuk mbaron këtu.

Në vendimin e gjykatës thuhej se Hekuran Billa duhet të vuajë dënimin, nga dita e arrestimit, më 15 nëntor 2007.

Por, nga ajo ditë ai ka kryer vetëm 15 vite burg.

Pra i kishin mbetur edhe 10 vite të tjera burg.

Për këtë ka menduar gjyqtarja Enkelejda Hoxha e Gjykatës së Krujës, e cila, sipas Report TV, i ka ulur disa herë dënimin.

Vetëm se, një vit pas daljes nga burgu, Billa ka gjetur vdekjen.

Skema e përdorur nga gjyqtarët shqiptarë është e njohur tashmë.

Fillimisht ata të dënojnë me x vite, ndërsa ti nuk kryen as gjysmën e dënimit, pasi gjatë rrugës ata bëjnë ulje dënimi për sjellje të mirë.

Ose dënimet prishen, për shkak të parregullsive të procedurave.

Artikulli i mëparshëmSPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit/ Pas më shumë se 1 viti dosja kalon në GJKKO, 7 të akuzuar
Artikulli i radhësVrasja te “Komuna e Parisit”, Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Verifikim fakteve për dënimin me burg të përjetshëm të viktimës