Presidenti i UFC, Dana White flet për Connor McGregor, Jon Jones dhe Jorge Masvidal

0
Conor McGregor  e Dana White  (Foto: Steven Ryan/Getty Images)

Presidenti i UFC, Dana White është përgjigjur pasi disa luftëtarë, përfshirë edhe Jon Jones dhe Jorge Masvidal, u ankuan publikisht se nuk marrin kompensim të duhur financiar për luftërat e tyre. Ai foli edhe për pensionimin e Connor McGregor.

White ka folur edhe për Conor Mcgregor që deklaroi disa ditë më parë se do të pensionohet.

“Jon Jones sapo nënshkroi një marrëveshje të re më pak se një vit më parë”.

“Atij i kanë ngelur edhe tetë luftëra në marrëveshjen e tij. E vërtetë, të gjitha sportet e tjera po debatojnë për para tani”, ka thënë fillimisht White.

Pas njoftimit të pensionit të Conor McGregor, presidenti i UFC ka thënë se irlandezi ishte i mërzitur nga kundërshtarët e mundshëm që e prisnin në meçet e radhës.

“McGregor dëshiron të luftojë me Gaethje. Por Gaethje sapo fitoi dhe tani ai do të përballet me Khabib. Conor do të kishte mundësinë të ishte aty vetëm si luftëtar zëvendësues në rast se Khabib ose Tony nuk do të ishin, por ai u kthye dhe më tha: “Unë nuk jam një luftëtar zëvendësues, unë nuk do ta bëj këtë meç”.

“Ai do të ishte në vendin e Justin, por nuk donte”, ka thënë presidenti i UFC-së.

Artikulli i mëparshëmPrinci William i kërkon Aubameyangut të transferohet te Aston Villa
Artikulli i radhësPija më e fuqishme popullore për veshka: Për dy javë shkrin gurët, i nxjerr jashtë dhe pastron trupin nga helmet!