Veliaj thirrje qytetarëve: Tregjet do hapen prap të hënën, nuk është nevoja të dyndeni nesër

0

Pas njoftimit të kryeministrit Rama, se ditën e nesërme prej ores 13:00 deri ditën e hënë në orën 05:00 do të duhet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të gjithë qytetarët, kryebashkiaku Veliaj ju ka bërë thirrje qytetarëve mos të dynden gjatë ditës së shtunë nëpër tregje dhe dyqane, pasi ato do të jenë sërish të hapura ditën e hënë dhe nuk ka asnjë arsye për të krijuar panik dhe për të shkelur rregullat e distancimit shoqëror dhe fizik.

Që ta themi troç që në fillim: tregjet do të jenë të hapura edhe ditën e hënë, ndaj nesër s’ka nevojë të dyndemi.🙏

Ne po i pastrojmë e mirëmbajmë çdo ditë, ♻️ që të jenë gati për të nesërmen, kurse ju duhet të mbani mend vetëm kaq: të respektoni distancën dhe të blini në pikat e përcaktuara. 🚶‍♂️🔛🚶‍♀️

Vetëm kështu mund t’ia dalim!✅”

Artikulli i mëparshëmCilin Zot ke regjisor, Elvis Naçi?!
Artikulli i radhës30 mjekët e Ramës dhe 30 fatkeqët e Destanit